Jetonte vetëm në Peqin, gjendet e vdekur 56-vjeçarja në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 19:58
Mesditën e sotme, në fshatin Lolaj, është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte vetëm, nga të afërmit e saj, shtetasja K. Ç., 56 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
