“Bëhuni burra dhe jepni dorëheqjet”/ Pas skandalit se*sual të Safet Gjicit, tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak në Kukës

Sot u mbajt mbledhja e parë e këshillit bashkiak Kukës pas skandalit që përfshiu ish kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjicin.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoj ndjesë dhe tha që duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi krimin e turpshëm të Safet Gjicit dhe kërkoj që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës duhet të japin dorheqje.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana të ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, ky i fundit ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit.