Debate me gjyqtarët në Kolegjin Zgjedhor, tërhiqet avokati i Lefter Maliqit: Gjykata më thotë se po bëj spektakël
Pas nje debati mes trupes gjykuese dhe avokatit te Maliqit, gjykata i tha atij qe te respektojne solemnitetin e gjykates dhe te kaloje ne fakte dhe jo duke bere spektakel.
Avokati i Lefter Maliqit, Arben Llangozi: Terhiqem nga ky proces, gjykata me thote se po bej spektakel.
Klienti im te gjej avokat tjeter.
Sakaq, disa minuta më pas ai revokoi sërish vendimin, dhe do të mbetet avokat i Maliqit.
Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor vendosi të pushojë padinë e bërë nga Lefter Maliqi, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Kuçovë, kundër një vendimi të ndërmjetëm të KAS, për refuzimin e rihapjes së kutive, rivlerësimit e rinumërimit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në KAS.
E njëjta padi ishte bërë edhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Kolegji i shqyrtoi në një çështje të vetme.
Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e ngritura në proces nga pala paditëse mund të shqyrtohen në gjykimin në themel të padisë për pavlefshmëri të zgjedhjeve.
Ndërkohë, Maliqi nuk heq dorë nga e drejta e tij, ku ka deklaruar vazhdimisht se ka prova të mjaftueshme për krimet elektorale që janë bërë në Kuçovë.



