Albana Vokshi "shpërthen" ndaj shefes së AKSHI-t: Karçanaj të hetohet për të dhënat dhe tenderat korruptivë

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka akuzuar sot shefen e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj për publikimin e të dhënave personale të saj dhe familjarëve të saj. Sipas Vokshit, të dhënat personale i ranë në dorë nga një shtab elektoral i PS-së nga ku përfundojnë të dhënat personale të të gjithë qytetarëve.

"Unë sot akuzoj Mirlinda Karcanaj për nxjerrjen e të dhënave personale të mijat, të babait tim, të motrave të mija, të vëllait tim dhe të gjtihë rrethit familjar timin dhe nuk po kaloj tek të tjerët. Por unë e akuzoj për këtë krim të rëndë elektoral që ka nxjerrë të dhënat e mija .

Të dhënat personale duhet të mbrohen me ligj dhe institucionet shtetërore e kanë detyrim ligjor për ti mbrojtur ato. Por çfarë ndodh, çdo e dhënë vihet në database dhe i shpërndahen të gjitha shtabeve elektorale të PS. Kështu më ka rënë në dorë dhe mua nag një shtab elektoral të PS. ty gjeni çdo gjë për mësuesit, për gjykatësit edhe legjislacionin politik të tyre. Për prokurorët, për të gjithë. Kushdo që i ka nxjerrë,  nisur nga edi Rama, Karcanaj, kryetari i Bahskisë Erion Veliaj, kryetarët e tjerë të bashkisë, ministrat që i kanë siguruar AKSHI-t të dhënat personale duhet të shkojnë në burg," tha ajo.