Kundër Bashës/ Nallbati: S’ngrihet shtëpia nga çatia. Alibeaj: Deputetët s’i imponohen Kryesisë. Korreshi: Mendojnë për karrigen e vet
Kundërshtarët e Bashës brenda PD-së së vulës kanë nisur mbledhjen e firmave për të thërritur një tjetër Këshill Kombëtar. Duke akuzuar se anëtarë të kryesisë po mendojnë për karriget e tyre, një pjesë e deputetëve shprehen se zgjedhjet duhet të nisin nga baza. Por Enkelejd Alibeaj duke i kundërshtuar shprehet se deputetët nuk i imponohen kryesisë
Regjistrimi i Lulzim Bashës si kandidat për kryetar të PD nuk e ka qetësuar drejtuesit e krahut të vulës të demokratëve.
Deputetët kundërshtojnë vendimin e Këshillit Kombëtar duke kërkuar më parë zgjedhjet e degëve më tej për drejtuesin e parë.
Bledion Nallbati: “Vetëm Këshilli Kombëtar ka të autoritetin me votë të largojë anëtarët e vet, ku shoqërohet me raport nga sekretari i përgjithshëm për shkeljet që ka bërë ky individ ka bërë. Nga 453 anëtarë janë 329. Kush e mori këtë vendim? Nuk duam që kjo parti të zvogëlohet më tepër, por të zmadhohet. Kjo i përket qytetarëve, është aset kombëtar. Do njohim atë që do të dalë nga një proces i rregullt statutor.”
Por për ish-kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, deputetët duhet të zbatojnë vendimet e strukturave dhe nuk mund t'i imponohen.
Enkelejd Alibeaj: “Grupi parlamentar është pjesa më e përzgjedhur e partisë që ka një mision. Nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procesin organizativ të partisë. Çdokush ka të drejtën të bëjë zgjedhjen e tij. Deputetët janë shpirtra të lirë, sa kohë jemi zgjedhur nga zgjedhjet e 2021. Nuk është çështje numrash, është çështje vlerash”.
Përgjigjen ia dha pak minuta më vonë Sajmir Korreshi.
Saimir Koreshi: “Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”.
Çështja tha ai nuk është se çfarë do të bëjnë pas mbarimit të mandatit.
Saimir Koreshi: “Është dhe opsioni për të shitur shalqi”.
Duke pretenduar se Këshilli Kombëtar i mbledhur në 20 qershor nuk kishte kuorum, paralajmëroi një tjetër këshill.
Saimir Koreshi: “I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të këshillit kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të bëhet një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë, siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë”.
Replikat edhe pse në distancë, u zhvilluan në hyrje të parlamentit, edhe pse në sallë të ndarë në tre grupe shmangën debatin mes tyre.





