"42 mln euro në 4 vite" Bylykbashi: Nga institucion, AKSHI është kthyer në program prokurimi me kontrata sekrete
Deputeti i PD Oert Bylykbashi deklaroi sot në Kuvend se AKSHI është kthyer në një institucion qëndror të kontrollit të zgjedhësve. Ai tha se në 4 vite AKSHI përdori 42 mln euro në 942 transaksione për kontrata.
"Nga viti 2019-2023 janë plot 42 mln euro të përdorura nga AKSHI në 942 transaksione për kontrata. Dhe shumica prej tyre kanë qënë kontrata sekrete. Unë e kujtoj kur është krijuar AKSHI në kohën tonë, ishte agjenci, një institucion i rëndësishëm në atë që po përpiqeshim të futnim Shqipërinë në periudhën e qeverisjes digjitale. Po kurrë nuk ishte menduar që AKSHI të ishte një program prokurimi kaq i rëndësishëm, pra shpenzon dhjetëra milion apara të taksapaguesëve madje me kontrata sekrete.
Për ata që nuk e dinë këto kontrata janë për çështje shumë të rëndësishme në interes të sekretit shtetëror, kryesisht për çështje ushtarake ose të sigurisë së lartë. Por se ç'ka siguri të lartë bërja e platformave publike qeveritare për qeverisje elektronike, çfarë ka sekrete këtu dhe pse s'duhet ta marri vesh qytetari prokurimin këtu dhe pse duhet ta marri "X" apo "Y" që dihet se kush është. Këtu është vetëm përpjekja ëër të mbyllur derën publikut për të kuptuar se çfarë po ndodh me këtë institucion. Nga ana tjetër kjo vlera 42 mln euro për 4 vite tregon edhe rëndësinë e madhe që i është dhënë këtij institucioni. Pse mendoni se është e-albanbia që qytetarët futen për të marrë një certifikatë," tha ai.
