Kuçova mban pezull zgjedhjet/ KQZ akoma pa datë për zgjedhjet në bashkitë Rrogozhinë dhe Kukës

Vendimi i kolegji zgjedhor për Kuçovën po mban ende pezull datën për zgjedhjet e reja në Bashkitë Rrogozhinë dhe Kukës. Kjo çështje pritet të diskutohet mëngjesin e së premtes duke mbyllur siparin e ankimimeve të 14 majit

Data për zgjedhjet e reja në Rrogozhinë dhe në Kukës kanë mbetur ende pezull e shkak duket se është procedura për rezultatin e bashkisë Kuçovë.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor, rezultatin e 14 majit me pretendimin se është manipuluar procesi i votimit si dhe ai i numërimit.

Në Kolegj, kjo bashki është e fundit që ka mbetur në prapësimet e opozitës duke i dhënë fund rezultatit për zgjedhjet vendore

Vendimi mes Lefter Maliqit dhe kreshnik hajdarit do të ndahet të premten në mëngjes nga kolegji. Nëse do të ketë refuzim të kërkesës atëherë në presidenc KQZ do të kërkojë një datë për Rrogozhinën dhe Kukësin. Por nëse do të pranohen pretendimet e bashkë fitojmë në selinë e Begajt do të mbërrij propozimi për rivotime në tre bashki.

23 korriku shihet deri më tani si një datë e mundshme edhe pse ende nuk është konfirmuar.

Në Kukës socialistët do të duhet të zgjedhin një tjetër emër, që mësohet se mund të vijë edhe nga shoqëria civile duke përzgjedhur një emër me impakt në zonë. kryebashkiaku Safet Gjici dha dorëheqjen vetëm pak minuta pasi atij iu publikua viedeo duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Në Rrogozhinë në garë do të jenë përsëri Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha të cilët në 14 maj u ndan me 21 vota diferencë. Për këtë zonë, zgjedhjet u shpallën të paflefshme si pasojë e votimit në burgun e Rrogozhinës.