Bardhi: 17 deputetë vendosën të mos marrin pjesë nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2023, 15:26
Pas mbledhjes me 17 deputetë, kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri me dije se këta 17 anëtarë vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të këshillit.
Bardhi: Pas zgjedhjeve të 14 majit menduam se faktorët e rëndësishme brenda nesh do ti shërbenin demokratëve dhe vendit. Një opozitë e dobët i shërben Edi Ramës. Ne propozuar platformë për ringritjen e PD që i shërben bashkimit dhe jo ndarjes.
Një pjesë e kryesisë e rrëzoi duke i hapur rrugë zgjedhjet se kryetarit. Vendimet e marra nuk e zgjidhin situatën që po kalon PD. Grupi parlamentar i bindur se kjo është rruga e gabuar. Por kam detyrimin t’i nënshtrohem vullnetit të shumicës.
