Dënohet me 2 vite e 10 muaj Jeton Lamin, policin që shoqëronte Ervis Martinaj para se të zhdukej

Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj Jeton Lamin, policin qe shoqëronte Ervis Martinaj para se të zhdukej pa gjurmë.

Mësohet se për shkak te gjykimit të shkurtuar atij i ulet një e treta e dënimit.

ka dyshime të forta se edhe një agjent tjetër i Forcave Operacionale të Policisë dyshohet se ka ndihmuar  të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, informon gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.

Gjithashtu ka dyshime se Ervis Martinaj është ndihmuar edhe nga punonjës të komisariatit të Fushë Krujës.

Ndërkohë burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se agjenti i policisë i cili vepronte pranë forcave operacionale e ka transportuar Ervis Martinaj gjatë muajit qershorit në Lezhë e Kurbin e Shkodër. 

Policia njoftoi sot (24 gusht 2022) arrestimin e Jeton Lamit pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.