Skandali me videon erotike brenda Bashkisë së Kukësit, Maliqi: Pas çdo skandali, këta hedhin diçka për të tërhequr vëmendje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2023, 16:26
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi i ftuar në Ora Neës foli dhe për videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për të cilin tha se është bërë për të tërhequr vëmendje nga diçka tjetër.
Sa i përket legalizimit të kanabisit ai u shpreh kundër duke thënë se Shqipëria është vend ivogël e i varfër.
"Pas çdo skandali këta hedhin diçka për të tërhequr vëmendje. Jo vetëm kjo po dhe ky aktrimi që bëri Rama sot me një modele duke bërë konsull e me radhë se pjesë e aktrimit është. Siç ishte lirimi i Tahirit dhe arrestimi i Dakos. Sa i përket kësaj, ne nuk jemi vendi që duhet të legalizojmë kanabisin por të jeni të bindur që dhe ky legalizim do të kalojë në dorën e 4-5 vetave," tha ai.
