Reshjet e shiut përmbysin Kuçovën, uji “pushton” edhe nënstacionin elektrik në hyrje të qytetit

Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur qytetin e Kuçovës pasditen e sotme. Mësohet se të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Nën ujë ndodhet e gjithë hyrja e qytetit dhe shumë nga rrugët brenda tij.

Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti duke filluar nga “rreth-rrotullimi i ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, ‘1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”.

Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as Nën/Stacioni Elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës. Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë stakimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës. 

Shkak për këtë përmbytje që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Kuçovë janë bërë bllokimet e kanalizimeve.

Edhe pse banorët kanë kërkuar disa herë marrjen 3 masave për zhbllokimin e kanalizimeve të ujërave të larta deri më sot nuk është marrë asnjë masë për mbajtjen e situatës nën kontroll dhe evitimin e përmbytjes së rrugëve./BW