Harta gjyqësore është zgjidhje, Llagami: Nuk ka shqetësime të qytetarëve për vonesa apo kosto

Harta e re gjyqësore nuk ka sjellë probleme apo vonesa në shqyrtimin e dosjeve. Ky është konkluzioni I KLGj pas verifikimit në terren të çështjeve të ndjekura.

Në raportin e dhënë në komisionin e ligjeve kryetarja e institucionit të lartë të drejtësisë shprehu dhe shqetësimin për vakancave në gjyqësor

Në raportimin në komisionin e ligjeve, kryetarja e KLJ u përball me shqetësimet e deputetëve për hartën e re gjyqësore.

Opozita ka vlerësuar se shkrirja e selive në rrethe po sjell kosto për qytetarët dhe vonon drejtësinë.

Por Llagami kundërshtoi argumentet.

Madje ajo shton se kjo hartë do të rishikohet pas 5 vitesh. 

Mungesa e gjyqtareve për shkak te Vettingut mbetet një problem në sistemin gjyqësor.

Çështja e dosjeve të mbartura në gjykata ishte një tjetër shqetësim, por Llagami shtoi se tashmë është krijuar strategjia dhe do të ecet shpejt me to.