Protestë para ministrisë së Drejtësisë për dhunën ndaj kafshëve endacakë

Dhuna ndaj kafshëve endacakë ka rritur ndjeshëm shqetësimin e shoqërisë civile këtë të premte ato protestuan para ministrisë së drejtësisë.

Teksa përmendën disa raste për kafshët e dhunuar u shprehën se organet ligj zbatuese nuk kanë vënë para ligjit dhunuesit.

Thonë se vazhdimisht e kanë ngritur shqetësimin për katërputroshët që i gjejnë të vdekur në rrugët e qytetit.

Paralajmërojnë një tjetër protestë nëse nuk ka reagim, kësaj here në zyrat e Parlamentit evropian dhe Ambasadës se BE.

Ata gjithashtu bënë një peticion ku kërkojnë ashpërsimin e ligjit për mbrojtjen e te drejtave te kafshëve dhe Hetim nga Ministria e Dritësisë dhe Inspektoriati i Larte i drejtësisë i te gjitha vendimeve ku janë pushuar të gjitha rastet e denoncuara.