Kiev sulmohet me raketa ruse, Kuleba: Sulmi është një mesazh për misionin afrikan

Kiev është sulmuar sërish me raketa rusë mëngjesin e së premtes. Autoriteteve Ukrainase raportojnë për viktima në periferi, ndërsa shtojnë se kanë shkatërruar 12 raketa. Ndërsa ministri Dyminry Kuleba thotë se sulmi është një mesazh për misionin afrikan.

Kiev është sulmuar sërish nga raketa ruse mëngjesin e së premtes. Menjëherë autoritetet e kryeqytetit kanë ndezur alarmin ajror.

Autoritetet kanë raportuar për viktima në kryeqytet si pasoj e sulmeve ajrore me raketa ruse. Të dhënat janë bërë të ditura nga kreu i policisë rajonale, Andriy Nebytov.

Siç ka cituar dhe kanali Telegram dhe pikërisht në fotot e postuara, shihen qartë disa shtëpi rurale gjysmë të shkatërruara në një zonë fshati.

Ndërkohë Forcat ajrore ukrainase pretendojnë se kanë rrezuar gjashtë raketa Kinzhal, gjashtë raketa lundrimi Kalibr dhe dy dronë zbulimi" në sulmin ajror në Ukrainë, përfshirë edhe sulmet ne kryeqytet. Ministry Dmytro Kuleba bëri me dije se sulmi është një mesazh për misionin afrikan.

Kujtojmë që shtatë liderë afrikanë po udhëtojnë drejt Ukrainës dhe Rusisë në një mision paqeje, me shpresën për t'i dhënë fund luftës atje. Ata janë nisur për në Kiev për të takuar Zelenskyn, përpara se të shkojnë në Moskë për të takuar presidentin rus Putin të shtunën.

Delegacioni në mision paqeje, është përpjekje e rrallë për ndërhyrje diplomatike jashtë kontinentit dhe një zhvillim duke pasur parasysh kërkesën në rritje të Afrikës për të pasur një zë më të madh në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Betejat jashtëzakonisht të ashpra” po zhvillohen në disa pjesë të Ukrainës, ndërsa forcat e Kievit vazhdojnë kundër-ofensivës, tha zëvendësministri i mbrojtjes i vendit.

Rusia ka rritur fushatën e saj të bombardimeve javët e fundit, pavarësisht se presidenti Vladimir Putin pranoi se forcat e tij po vuajnë nga mungesa e raketave dhe dronëve.