Papa kthehet në Vatikan, pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në spital


Papa Francesku është rikthyer në Vatikan pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua në spitalin Gemelli të Romës.

I ulur në karrige me rrota dhe i shoqëruar nga ndihmësit përshëndeti turmën ku ishin pacientë dhe familjarët e tyre.

Me buzëqeshje iu përgjigj pyetjes së gazetarëve mbi shëndetin.

Jam gjallë, tha ai, ndërsa shprehu dhimbjen kur iu ngrit shqetësimi mbi emigrantët e mbytur në det. Shumë dhimbje tha ai.

Dalja nga spitali, për atin e shenjtë do të pasohet me një pushim të detyruar deri në datën 18 qershor.

Vatikani ka bërë të ditur se janë anuluar të gjitha daljet publike. Në deklaratë thuhet se dalja e së mërkurës në ballkon në sheshin e Shën Pjetrit është konfirmuar dhe pas kësaj gjithçka do të kthehet në normalitet

Papa Francesku përjetuar një sërë problemesh shëndetësore gjatë jetës së tij, duke përfshirë edhe një operacion dy vite më parë. Edhe në rini iu nënshtrua ndërhyrjes pasi luftoi me pneumoninë