Spikerja e Ora News, Siklajda Shorja: E dija që ekrani ishte për mua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 21:13
Siklajda Shorja, Spikere e Ora News ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj ku foli për eksperiencën e saj në media.
Shorja tregon se me 1 korrik ajo bën 9 vite që është pjesë e medias. Thotë se e nisi në vendlindje duke prezantuar shfaqjet e teatrit e pas kësaj ajo vendosi të punojë në televizionin lokal si spikere lajmesh.
Pas 5 vitesh në median lokale të Elbasanit ajo i’u bashkua televizionit Ora News. Shorja tregon se e shihte që ekrani ishte për të dhe ndaj nuk i’u shkëput botës së medias.
