Tensionet në Veri, Muhaj: Serbia po rikthehet në Kosovë dhe totalitarizmi në Shqipëri

Historiani Alban Muhaj i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se as Tiorana dhe as Prishtina nuk janë në lartësinë e duhur për të gjetur një zgjidhje sa më të frytshme për situatën e krijuar në veritë Kosovës. Sipas tij, në Kosovë po rikthehet Serbia, ndërsa në Tiranë po rikthehet totalitarizmi.

"Për të njëjtin qëndrim, nëse Tirana e ka gabim, Prishtina se sbën duhet ta ketë saktë ose e kundërta. Nëse dikush mendon se për të njëjtin qëndrim Prishtina e ka saktë, atëherë Tirana e ka gabim.

Ekzistojnë mundësitë të shumta dhe fakti që jemi në këtë situatë tregon se Tirana dhe Prishtina nuk janë në lartësinë e duhur të situatës. Unë them se Tirana i ka paraprirë duke mos kry detyra, por kryeminsitri i Kosovës nuk është Rama, nuk e ka ai vendimmarrjen. Kryeministër i Kosovës me përgjegjësinë më të madhe në Kosovë, Serbia po rikthehet në Kosovë, në Shqipëri po rikthehet totalitarizmi. Që të dyja janë negative," tha ai.