Shoferja humbet kontrollin e mjetit dhe përplaset me dy makina, tre të lënduar në Bulqizë

Një aksident ka ndodhur këtë pasite në Bulqizë ku një drejtuese ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po lëvizste duke u përplasur me dy të tjerë.

Për pasojë nga përplasja mbetën të lënduar tre persona.

"Në qytet të vjetër, Bulqizë, shtetasja S.D., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 2 automjete të tjera.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar shtetasit I.Gj., S.Gj., dhe H.L., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesja e automjetit shtetasja S.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.