Shtohen sulmet iraniane, Qefalia: Duhet mbrojtje e vazhdueshme, ekipe për të mbrojtur sistemet
Deputeti socialist dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Xhemal Qefalia në një intervistë për Ora News deklaroi se sulmet iraniane janë sulme kibernetike të vazhdueshme dhe për këtë kërkon një kontroll të vazhdueshme.
"Ne kemi qënë të shqetësuar, madje ka një mendim të përbashkët. Kemi komunikuar me to brenda informacionit sepse antarët e Komisionit ajnë të pajisur me certifikata sigurie dhe kemi kontaktuar me to dhe kemi adresuar pranë qeverisë dhe me fonde pse jo, që kjo mbrojtje të jetë një mbrojtje e vazhdueshme e përkohshme pasi ky sulm ëhstë i përhershëm dhe nuk përfundon me atë që ndodhi vjet në korrik.
Në dijeninë time fondi është shfrytëzuar në mënyrë të drejtë. Fakti që ky sulm ka çeduar në shumë institucione tregon se ky fond është adresuar saktë dhe ka kryer rolin dhe misionin e saj," tha ai.