"I gjithëdituri po i jep mend botës", ish-ministri Berisha: Kurtit i pëlqen protagonizmi pavarësisht dëmit që po i sjell Kosovës
Ish-ministri i jashtëm Anton Berisha në një lidhje për "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se Albin Kurti e ka futur Kosovën në një krizë të pashembullt duke dalë hapur me një diskurs antiperëndimor dhe antiamerikan.
Sipas Berishës, Kurtit i pëlqen protagonizmi pavarësisht pasojave dhe dëmit që po i shkakton Kosovës.
"Krejt problemi është papërgjegjshmëria e z. Kurti. Ai ka ardhur në pushtet me një diskurs të hapur antiperëndimor dhe antiamerikane.
Duke relativizuar kontributin e bashkësisë ndërkombëtare dhe SHBA, duke e qujatur alencën me Amerikën e tejkaluar, të cektë me cinizëm dhe jo te thellë dhe ky i gjithëdituri që do ti mësojë botës e ka futur Kosovën në një krizë të pashembullt prej '99.
Se sa është i zoti të ushtrojë pushtet në territorin e tij u pa dhe në rastin e policiëve. Kjo e fut Kosovën nga kriza në krizë sepse me marrëzinë e tij protagonizmi është ajo që e kënaq atë pavarësisht pasoja dhe dëmit që i sjell Kosovës," tha ai.


