Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Zhulali: Deklarata e Ramës e papërshtatshme, në Kosovë u sulmua NATO

Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve të sigurisë në ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se deklaratat e bëra nga kryeministri Rama janë të papërshtatshme dhe të padobishme për situatën ku ndodhet Kosova.

"Nuk është hera e parë që kryeministri Rama bën deklarata të papërshtatshme, të padobishme, të papranueshme për të gjithë shqiptarët që kanë një minimum ndjesie të interesit dhe identitetit kombëtar. Ne jemi në momente shumë të rrezikshme, nuk po shikojmë një dokumentar që i referohet të shkuarës në rajon.

Nuk po shikojmë një film. Siotuiata ka përhskallëzuar në rajon dghe tensioni që po shikojmë nga dita në ditë, përpara disa ditësh i shkaktuar lëndime forcave të KFOR-it, forca të NATO-s brenda territorit të Kosovës dhe ky është një akt shumë i rëndë. Të mendoni goditet NATO për herë të parë në një territor ku NATO e ka nën protektoratin e vet. Nuk po flasim për vedne të Afrikës, po flasim për një vend europian," tha ajo.