Rama: Ata që s’duan të dëgjojnë draft-propozimin tim, akoma në komunizëm, rrugët e mia me të Kurtit jo të njëjta
Nga 32-vjetori i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh se ishte krenar për qëndrimet që socialistët kanë mbajtur gjatë qeverisjes ndaj Kosovës.
Rama tha se kundërshtimet e Kosovës dhe Serbisë për draft-statutin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin, nuk janë të logjikshme përderisa nuk e dinë ende përmbajtjen.
Rama: Më vjen mirë që përpjekja për të dhënë një kontribut konkret për dialogun është pritur mirë nga aleatët. Ndërsa atyre që e kanë kundërshtuar, pa e ditur përmbajtjen si në Prishtinë dhe Beograd duke thënë se nuk duan të dëgjojnë për një propozim nga Shqipëria, u them dy gjëra. Së pari, ata që flasin kështu jetojnë akoma me komunizmin në kokë kur politika merrej me kush e tha dhe jo me çfarë tha.
E dyta ky rajon është edhe i yni, edhe i disa të tjerëve. Nëse atyre u vjen më për mbarë të luajnë akoma luftash ndërkohë që as njëra palë dhe as tjetra nuk i hapin dot njëra tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë që kapërcen kufijtë sepse aty është Amerikë dhe NATO. Aleatëve po u soset durimi. Unë u them se nuk jemi fare të interesuar për lojë luftash por jemi kundër asaj lufte.
Qëllimi im dhe i kryeministrit të Kosovës janë krejt të njëjtë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi nuk i shohim njësoj madje gjithnjë e më ndryshe sidomos kohët e fundit. Për mua kursi i përplasjes me aleatët tanë është një aventurë pa kuptim për të gjithë kotësinë e vetë.

