Rama humbet "toruan", i ulëret ndihmëses së tij në festën e përvjetorit të 32-të të PS-së (VIDEO)

Në 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Edi Rama është shfaqur i nervozuar për një moment, që nuk i ka shpëtuar syrit të kamerës dhe atyre që ishin aty.

Siç duket në pamje, Rama i bërtet ndihmëses së tij që punon të Protokolli i Kryeministrisë, Grejsi Bixhi.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht, por reagimi i kreut të socialistëve nuk është aspak i përshtatshëm për një takim festiv.

Ndihmësja e tij pas reagimit të ashpër të Ramës largohet menjëherë.