Rama: 636 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës për të vizituar Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 18:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se qindra turistë amerikanë kanë mbërritur të hënën në Portin e Durrësit.
Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama ka shkruar se 636 turistë arritën me kroçierën “Sirena” për të vizituar Shqipërinë.
“636 turistë amerikanë kanë mbërritur ditën e sotme në Portin e Durrësit me kroçierën “Sirena” për të vizituar vendin tonë”, ka shkruar Rama.
