Turistë si shpërndarës droge, prangosen në Dhërmi dy argjentinas, italian, spanjoll e brazilian

Turistë si shpërndarës droge, prangosen në Dhërmi dy

Pesë shtetas të huaj që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi ka rënë në prangat e policisë.

Nga operacioni u sekuestruan 160 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma-hydroxybutyrate) dhe doza të drogave të tjera të forta MDMA, Poppers, ekstazi, kokainë dhe kanabis, shuma parash në euro, dollarë dhe pesos (monedha argjentinase), që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 5 aparate celulare.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Parts 7”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj:

-T. G., 28 vjeçe, shtetase spanjolle;
-C. M., 28 vjeç, shtetas brazilian;
-Y. I., 32 vjeçe, shtetase argjentinase;
-R. D., 40 vjeç, shtetas argjentinas;
-N. M., 27 vjeç, shtetas italian.

"Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike," njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 5 shtetas kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Turistë si shpërndarës droge, prangosen në Dhërmi dy