EMRI/ Aksident në Lushnjë, makina përplas motorin, vdes 28-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 08:30
Aksident me vdekje në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz.
Burime zyrtare nga polocia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sherif Metushi, 28 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë 28-vjecari.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

