GJKKO lë në burg Klodian Kapedanin, i akuzuar për blerje votash në Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 09:58
Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë Kapedani i kërkoi gjakatës masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.
Të premten e kaluar ai u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.

