Emocionet rëndojnë, Manchester City-Inter nuk shënojnë në pjesën e parë, De Bryne braktis ndeshjen

Ndeshje e mbërthyer në barazim mes tensionit. 0-0 në pjesën e parë, Inter dhe Manchester City nuk shënojnë por nëse zikaltërit nuk arritën të krijonin asnjë rast, skuadra e Guardiolës u shfaq e rrezikshme në të vetmin rast kur Haaland u shfaq i vetëm përpara Onanas i cili e ndali topin me këmbë.
Momenti i vetëm i rrezikshëm gjatë gjithë 45 minutave të para ku Manchester City humbi De Bruyne për shkak të një tërheqjeje. Lajm i keq për skuadrën angleze pasi Foden nuk mund të zëvendësojë belgun në cilësi edhe pse Guardiola e zgjodhi për të zëvendësuar mesfushorin.
Fillimisht ishte Interi qe kontrolloi lojën duke minimizuar në maksimum mekanizmat e skuadrës angleze por pas gjysmës së pjesës së parë, skuadra e Guardiolës ngrohu motorin dhe mori masat duke kontrolluar ndeshjen. Asnjë rast i zikaltërve në 45 minutat e para në kuadratin e Ederson që rrezikoi vetëm në një rast kur doli nga porta por Barella nuk arriti ta ndalte topin në rrjetë.
