Manchester City, sheiku Mansour në stadium pas 13 viteve mungesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2023, 18:25
Mes mijëra tifozëve që do të mbushin shkallët e stadiumit “Ataturk” në finalen e Champions League do të jetë edhe sheiku Mansour bin Zayd Al Nahyan.
Pronari i klubit anglez nuk ka qenë asnjëherë i pranishëm në 13 vitet e fundit në stadium për të ndjekur skuadrën e tij por sonte në mbrëmje do ta thyejë këtë rregull.
Që prej vitit 2008 ai ka shpenzuar rreth 1 miliardë euro për klubin bardhekaltër duke ndërtuar një nga skuadrat më të forta të historisë së futbollit modern.
