EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë një person në Maliq, dyshimet e para

Një 64 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugë pa ndjenja nga familjarët e tij në Maliq. Viktima është identifikuar nga familjarët, bëhet fjalë për Barjam Dervishin.

Ai është gjetur anës rrugës në fshatin Plasë. Dyshohet se vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale.

Më momentin kur ai është gjetur nga familjarët dyshohet se ka qenë i alkoolizuar. Sakaq mjekët po punojnë për të realizuar ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i Policisë Korçë

Maliq/Sot rreth orës 10:00, në fshatin Plasë, në rrugë, është gjetur i pajetë, pa shenje dhune në trup, shtetasi B. D., 63 vjeç, banues në fshatin Plasë.

Për këtë shtetas, ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Maliq, vëllai i tij, i cili ka deklaruar se 63-vjeçari ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme dhe sipas deklarimit të tij, B. D. vuante nga probleme të shëndetit mendor.