Muçi: Është bërë sport kombëtar tashmë që është të godasësh prokurorët dhe gjyqtarët

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Besnik Muçi, avokat u shpreh se ka një sport kombëtar që është të godasësh prokurorët dhe gjyqtarët.

Ai tha se vazhdohet dhe goditet nga degët e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, ndërsa nuk janë dëgjuar deklarata të tilla në Evropë për vendime që jep gjykata.

Muçi: Ka një sport kombëtar që është të godasësh prokurorët dhe gjyqtarët dhe themi se e keqja e vendit është drejtësia. Ndërkohë që vazhdohet dhe goditet nga degët e pushtetit ekzekutiv në vend ose edhe nga legjislativi.

Nuk kemi dëgjuar deklarata të tilla në Evropë për vendime që jep gjykata. Ky është një sport kombëtar. Në vitin 2015 e kishte si qëllim që ta përgatiste publikun për ndryshimin e sistemin duke propaganduar se ishte i keq, por tashmë drejtësia ka dështuar dhe nuk shkon te qytetarët e zakonshëm. Komentohet drejtësia nga njerëz që janë përgjegjës për këtë gjë.