Të rinjtë ekspozojnë pikturat e tyre në Presidencë për dhunën dhe vrasjet në komunizëm
Të rinjtë kanë paraqitur në presidencë pikturat e tyre ku tregojnë vuajtjet në periudhën e diktaturës. Bunkerët dhe telat me gjemba si simbol I luftës ndaj armiqve të brendshëm e të jashtë, si dhe gojët e mbyllura nga frika e partisë komuniste ishin disa prej mesazheve të forta
Përmes këtyre pikturave të rinjtë kanë folur mbi atë se si e shikojnë periudhën komuniste.
Në një fushë me lule, bunkeri që mbronte partinë nga armiqtë e jashtëm thyen natyrën, ndërsa kjo shqiponjë qëndron mbi telat me gjëmba ku duken grushtet e armiqve të brendshëm.
Pyet gjyshërit titullohet konkursi, ndërsa në këtë pamje e moshuara qëndron me gojë të mbyllur para kuriozitetit të nipërve nga frika e vrajes, internimit apo burgosjes në Spaç.
Simbolet kuministe si shkelje e të drejtave të njeriut zënë vend në krimitari për të rrëfyer dhunën e asaj kohe
Presidenti Bajram Begaj priti në takim pjesëmarrësit ku i falenderoi për idetë.
“Është vërtet bukur të konstatosh sesi nëpërmjet dialogut brenda familjes, brezi i më të moshuarve transmeton përmes kujtimeve, dijen e fituar në jetë dhe eksperiencat jetësore me mësimet pozitive, por dhe mësimet e nxjerra nga e kaluara. Nga kjo shumësi komunikimi njerezor vlerash, mbahet gjallë memoria kolektive e shoqërisë, mësohet mbi historitë familjare dhe historinë e vendit tonë, krenohemi për pjesët e lavdishme të saj, reflektojmë mbi pjesët e errëta, për të ndërtuar shoqërinë e së ardhmes, më të mirë për ju që jeni rinia, me shanse të barabarta për të gjithë," tha ai.
Edhe Zonja e Parë, e vuri theksin te misioni i edukimit historik.
"Brezit të ri, të ardhmes tonë, duke promovuar kështu, kujtesën historike, si mision dhe dialog brezash. Një ndër tematikat që së bashku me Presidentin e Republikës kemi në fokus është edukimi, ndaj falenderoj Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, si dhe të gjitha organizatat e tjera që angazhohen me kujtesën përmes edukimit, për punën e tyre,” tha ajo.
Punimet e prezantuara në ekspozitë, inkurajojnë diskutimin, kreativitetin dhe ndërgjegjësimin rreth temave të rëndësishme historike