3.3 mln lekë për një tender, Gjykata lë në burg zyrtaret e "Shëndetësisë"

Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest në burg për sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro dhe Specialisten e Lartë të Shërbimeve Publike Laura Shteto.

Me akuzën për korrupsion do të qëndrojnë në qeli deri në përfundimin e procesit. SPAK akuzon se ishte Shteto që i dha 330 mijë lekë Duros për dhënien e fituesit në tenderin Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës. Shuma në fjalë përbën 40 për qind të fatutës që subjekti do të merte për punën e kërkuar.

Në fakt përballja mes palëve në GJKKO ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Së bashku me dy zyrtaret e larta, janë ndaluar edhe Vladimir Topi, administrator i kompanisë si dhe inxhinieri Silvi Shehu, të cilët do të dalin të martën para togave të zeza

Hetimet u nisën nga vetë byroja kombëtare e hetimit pas informacioneve në terren. Pas dorëzimit të parave u zhvillua edhe operacioni I arrestimit ku paratë u gjetën në zyrën e sekretares së përgjithshme të ministrisë së shëndetësisë