Uji i pijshëm u bë “pis”/ Pronari i HEC-it në Bulqizë ndoti ujësjellësin e Gjoricës, hetohet 64 vjeçari

Banorët e Gjoricës në Bulqizë u helmuan për shkak të përzierjes së ujit të pijshem me ujërat e zeza. Shkaktar i kësaj situate  është pronari i një HEC-i në zonë i cili do të hetohet në gjendje të lirë

Përzierja e ujit të pijshëm me ujërat e zeza helmoi  dhjetra banorëve të fshatit Gjoricë në Bulqizë, fundjavën që lamë pas.

Shkak është bërë ndërhyrja në rrjetin shpërndarës nga 64 vjecari Kadri Muça, sipas hetimeve nga  policia lokale që hetoi rastin në bashkëpunim me prokurorinë dhe drejtorinë Rajonale të AKU.

Sipas policisë 64-vjeçari, pronar i një hidrocentrali privat që vepron në zonë, ka montuar një tub plastik te ujësjellësi dhe ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, janë përzier me ujërat e zeza të këtij fshati.

Për këtë ndërhyrje Ai është vënë nën akuzë për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës” për të cilën do të hetohet në gjedje të lirë!

Që prej të shtunës, disa dhjetra banorë të Gjoricës shfaqën shenja helmimi dhe ngritën menjëherë dyshime se shkak mund të ishte bërë uji i pijshëm.

Raste të reja të personave të helmuar u raportuan edhe këtë të hënë.

Ata shfaqën dhimbje barku, temperaturë e të vjella, sintoma tipike të intoksikimit.

Pas ndihmës ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët e prekur thuhet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë derisa uji të rezultojë i pastër dhe pa rrezik për konsumatorët.

Uji i pijshëm u bë “pis”/ Pronari i HEC-it në