Shehu: Korrupsioni i sekretares së Shëndetësisë banal, harxhim i burimeve, të ndiqet paraja e madhe

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Isuf Shehu, avokat u shpreh se analizat që u kap sekretarja e përgjithshme sepse mori 50% të vlerës së tenderit, çka sipas tij është banale.

Ai shtoi se strukturat e reja të drejtësisë nuk po ndjekin paranë sepse kemi një strukturë që të ndjekë paranë, sepse paratë po ikin te privati.

Shehu: Sot po analizojmë që u kap sekretarja e përgjithshme sepse mori 50% të vlerës së tenderit. I gjithë ky lloj fenomeni është banal dhe po e analizojmë këtë banalitet. Ministria e Shëndetësisë ka aq fonde sa menaxhon rreth 50% të buxhetit të shtetit, ndërsa ne merremi me një tender banale.

Ne nuk po ndjekim paranë sepse kemi një strukturë që të ndjekë paranë, sepse paratë po ikin te privati. Nuk dimë se ku po shkojnë. Këtu kemi të bëjmë me një harxhim të burimeve njerëzore, kur mund të merreshin me gjëra që kanë vlerë për publikun.