Bozheku: SPAK-u mund ta vazhdojë hetimin përmes përgjimit në ministrinë e Shëndetësisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Enida Bozheku, avokate u shpreh se nuk dihet nëse SPAK është duke e vazhduar hetimin në mistrinë e Shëndetësisë me përgjim.

Ajo tha se Ka shumë forma të avancuar që po i përdor SPAK-u sot dhe se e bëjnë përmes përgjimit, edhe pse ka kosto përgjimi 24 orë.

Bozheku: Ne nuk e dimë nëse vazhdon një pjesë tjetër e hetimit me format e tjera, si përgjimi. Në Itali i gjithë suksesi është përmes përgjimit dhe është një metodë që nuk di se si funksionon normalisht sepse dikur nuk përdorej sepse erdhi tani me SPAK-un.

Ka shumë forma të avancuar që po i përdor SPAK-u sot. E bëjnë përmes përgjimit, edhe pse ka kosto përgjimi 24 orë. Ka shumë forma për këtë.