Berisha kërkon protesta, Balla: Inat se humbi Tropojën, llogarit i bën si Basha

Berisha dhe mazhoranca nuk i ndalin akuzat për zgjedhjet edhe pse kanë kaluar dy jave. Ish-kryeministri kërkoi ngritjen në protesta, ndërsa Taulant Balla shprehet se inati i Berishës vjen nga humbja e Tropojës. Edhe mes opozitës nuk mungojnë përplasjet. Mediu duke kritikuar primaret kërkon ndryshon të sistemit zgjedhkr

Në foltoren e kuvendit Sali Berisha akuzoi edhe një herë për manipulimin e zgjedhjeve. Madje nga denoncime ish- kryeministri shkoi në apelin për protesta.

“Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit. Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas të caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0 si kurrënë historinë e këtij vendi, krahas qindra milionë eurove të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat, ku për 40 përqind të votave, arrihet vetëm 5 përqind pushtet, u përdor një mekanizëm tjetër kriminal monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve," tha ai.

Kritika Berisha dha edhe për qëndrimet e kryeministrit Rama për Kosovën

“Dje televizioni i zyrës së Ramës, në mënyrë kriminale shpall publikisht se Kosova zgjodhi luftën dhe jo paqen. A ka nxitje më të madhe të konfliktit se kjo thirre e Ramës në emër të Vuçiçit në Tiranë. Këto sulme, tregojnë se është kryeministër antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd”, tha Berisha më tej.

Në përgjigje Taulant Balla I kujtoi humbjen e opozitës në Tropojë, por po ashtu shigjetoi dhe Lulzim Bashën.

"Nga 1 mln 395 mijë vota që janë numëruar, opozita të ketë marrë më pak se 300 mijë. Ose ta ka lënë Luli këtë problem në llogari në matematikë. Fakti që nuk përmendi Tropojën është gjëja më e bukur," tha ai.

Në parlament ishte kryetari i republikanëve që kërkoi daljen përtej akuzave dhe zgjidhjen për përfaqësimin e votuesve.

Për ndryshimin e kodit zgjedhor prej disa muajsh është ngritur komisioni i posacëm por deri më tani palët nuk kanë pranuar rishikimin e asnjë neni.