Sekretarja e MSH-së "ndez" Kuvendin, Balluku: Gazi, s'të pëlqeu përgjigjja e ministres? Bardhi: Ke fytyrë ti të flasësh moj?
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u përplas sot në Kuvend me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj dhe zv.kryeministren Belinda Balluku lidhur me akuzat që bëri në drejtim të ministres Manastirliu.
Duke iu referuar arrestimit të sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Bardhi tha se ministrja duhet të japë dorëheqjen, teksa kjo e fundit u shpreh se nën qeverisjen e PS-së, ndryshe nga koha e mëparshme zyrtarët e lartë po arrestohen.
Debati
Ermonela Felaj: Ju replikuat në fjalën tuaj dhe e morët përgjigjen përmes fjalës së ministres. Koha e saj do të llogaritet në emër të grupit.
Gazment Bardhi: Unë dua ti përgjigjem.
Ermonela Felaj: Përgjigjen që doni ta jepni që nuk e jeni dot sepse nuk e lejon rregullorja, le ta japë një koleg i juaji që ka radhën për të folur.
Gazment Bardhi: Unë kam të drejtën e replikës, dua ti jap përgjigje asaj.
Ermonela Felaj: Nuk ka replikë mbi replikën. Fjalën do tia jap zotit Sula.
Gazment Bardhi: Ministrja bëri një pyetje, do ti kthej një përgjigje.
Ermonela Felaj: Nuk ka rregullore që deputetët i bëjnë pyetje njeri tjetrit dhe jepni përgjigje.
Belinda Balluku: Nuk të pëlqeu përgjigjja?
Gazment Bardhi: Ke ti fytyrë të flasësh moj?
Ermonela Felaj: Zoti Sula afrohuni.
Balluku- Bardhit: E di që je i shqetësuar, por qetësohu.
Gazment Bardhi: Bëri një pyetje ministrja, më jepni pyetje të flas.




