Sherr me thika plagoset një 54-vjeçar në Sarandë, policia në ndjekje të autorit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në lagjen nr.2 në Sarandë, ku si pasojë e një përplasjeje me thika ka mbetur i plagosur 54-vjeçari me inicialet E.S, ndërsa nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Nga ana tjetër, Policia thotë se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori, dhe efektivët janë në ndjekje të tij.
Policia Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


