600 milionë në sezon, ja kur do të zyrtarizohet Messi te Al Hilal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2023, 10:50
Lionel Messi e ka marrë vendimin e tij, skuadra e ardhshme do të jetë Al Hilal. Derbi i garantuar kundër Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite.
Numri 10 ka zgjedhur jo vetëm klubin më të pasur por edhe më të suksesshëm pasi Al Hilal është skuadra më e suksesshme e Azisë.
Argjentinasi do të nënshkruajë për 2 sezone menjëherë pas ndeshjes së fundit të Ligue 1, PSG-Clermont. "Pleshti" do ta bëjë prezantimin përpara tifozëve të rinj të martën e datës 6 qershor.
