Ishte pezulluar se shihte porno në zyrë: Nënkoloneli do të rikthehet sërish në detyrë
Në Veneto, një nënkolonel u pezullua për 4 muaj për shkak se kishte parë video me përmbajtje pornografike dhe kishte bërë akteve autoerotike në zyrë.
Megjithatë, ai së shpejti do të jetë në gjendje të rikthehet në shërbim sepse autoritetet i kanë hequr sanksionin.
Në proceset gjyqësore, mbrojtësi i oficerit theksoi fillimin me vonesë të procedurës disiplinore dhe zgjatjen e saj, përtej kufijve të lejuar me ligj.
Vendimi për revokimin e pezullimit nga shërbimi u miratua nga Gjykata Administrative Rajonale në pranimin e ankesës së paraqitur nga avokati i oficerit, Gianfranco Ceoletta.
Sjellja e nënkolonelit daton në periudhën nga gushti 2019 deri në korrik 2020. Në procedimin e nisur nga Armata kundër tij, i referohet veçanërisht episodeve të ndodhura më 23 maj 2022, për shkeljen e detyrave që i përkisnin ndaj betimit, gradës, ndjenjës së përgjegjësisë, detyrave të eprorëve dhe sjelljes së një ushtari.
Në qendër të procedimit janë videot e gjetura në pajisjet e tij elektronike, të sekuestruara në kuadër të një çështjeje tjetër penale.
