"Boom kandidatësh përball Trump" 10 emra kërkojnë votën mes republikanëve për garën presidenciale

10 republikanë duan të bëhen President të SHBA-ve. Garës pritet ti bashkohen këtë javë Ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence dhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie. Që të dy janë ish bashkëpuntorët më të ngushtë të Trump, dhe aktualishtë kritikët më të mëdhenj të tij, për ngjarjen e Kapitol.

Bëhet edhe më interesante gara mes republikanëve, me disa nominime të bëra publike e të tjerë që mund të shpallin kandidaturën këtë javë.

Ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence dhe ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet t’i bashkohen zyrtarisht garës në këtë javë të parë të qershorit. Synimi i tyre është të fitojnë garën brenda partisë ku ish-presidentin Donald Trump mbetet favorit kryesor.

Mike Pence do ta shpallë zyrtarisht kandidimin e tij, bashkë me çeljen e fushatës, në 7 qershor, në Ioua, thanë burime nga stafi i tij i fushatës, në një garë me ish shefin e tij.

Për katër vjet, ai ishte një deputet besnik i zotit Trump si zëvendëspresident i tij - derisa trazirat e Kapitolit të vitit 2021 sollën ndarjen e madhe.

Djali i një veterani të Luftës Koreane, Pence filloi karrierën e tij në politikën konservatore si drejtues radiofonik.

Ndërkohë Pence nuk është i vetëm. Sipas burimeve të shumta, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, ka në plan të shpallë kandidaturën e tij më 6 qershor në një event të bashkisë në New Hampshire, ku do të mbahen zgjedhjet e para republikane.

Pasi dështoi oferta e tij presidenciale në vitin 2016, Christie u bashkua me Trump, duke udhëhequr ekipin e tranzicionit të presidentit të ardhshëm dhe duke e përgatitur atë për debate kundër Biden në 2020.

Por ai, ashtu si edhe Pence, është bërë një kritik i zhurmshëm i zotit Trump që nga trazirat e Kapitolit të SHBA.

Ka shkuar në mbi 10 deri tani, numri i kandidatëve mes republikanëve, që synojnë të rivalizojnë nëntorin e ardhshëm Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë, por së pari do duhet të kalojnë testin “Donald Trump”.