Vrasja e efektives së policisë në Romë, autor dyshohet kolegu i saj që vrau veten pas krimit

Një efetive policie është ekzekutuar sot në hyrjen e pallatit në një lagje të Romës.

Gazetarja e Ora News Alba Kepi bën me dije se autori i vrasjes është një koleg i viktimës i cili është gjetur i vetëvrarë në automjetin e policisë pak metra larg vendngjarjes.

Autoritetet e policisë konfirmojë se kemi të bëjmë me vrasje dhe vetëvrasje ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur më tej ngjarjen.