VIDEO/ Ky është momenti kur gjendet i gjallë alpinisti në gropën e vdekjes në Everest
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2023, 14:01
Udhërrëfyesi nepalez Gelje Sherpa gjeti një alpinist malajzian duke u dridhur dhe duke kapur një litar në zonën e malit Everest të quajtur "zona e vdekjes", ku temperaturat mund të bien në -30C.
Ai e zbriti alpinistin nga 8500 m mbi nivelin e detit për gjashtë orë.
Zyrtari i turizmit nepalez Bigyan Koirala tha se ishte "pothuajse e pamundur të shpëtoheshin alpinistët në atë lartësi" dhe se ishte një "operacion shumë i rrallë".