Italia dënon "nënat me pagesë"/ Ndjekje penale edhe për procedurat që do të kryhen në një shtet tjetër

Qeveria italiane nuk do të lejojë procedure e shtatëzanisë Surrogate përmes një ligji i cili ndalon përdorimin e trupit të një Gruaje për të lindur fëmij kundrejt pagesës ose jo. Efektet e tij do të shtrihen edhe për rastet që realizohen jashtë gadishullit Apenin

Jo më nëna sorrogato, kështu thotë qeveria italiane, e cila është është totalisht kundër procedurës së kësaj shtatzanie.

Për këtë ka hartuar një projektligji ku dënohet penalisht përdorimi e trupit të një tjetër gruaje për arsye të ndryshme nga nëna biologjike, kundrejt një pagese ose jo. Kjo do të vlejë edhe nëse procedura ndiqet jashtë territorit Italian.

Për Komisionin e Drejtësisë në Itali shtatëzania surrogate është vepër penale universale. Pozicioni i qeverisë italiane është mjaft i qartë lidhur për hartimin e këtij ligji, i cili pas aprovimit në komision kalon në parlament në datë 19 Qershor.

Projektligji e konsideron vepër penale universale, që do të thotë se është e tillë edhe nëse procedura ndiqet jashtë territorit të vendit dhe parashikon ndëshkimin e vetëm nënshtetasve italianë.

Qeveria italiane është totalisht kundër çdo forme komercializimi të së drejtës së prindërimit, dhunimit të dinjitetit të gruas dhe të të drejtave të fëmijëve.

Shtatzania surrogate, që është përdorimi I trupit të një tjetër gruaje për arësye të ndryshme nga nëna biologjike, kundrejt një pagese ose jo, që nis nga 43 mijë dollarë.

Kjo praktikë deri më sot është e ligjshme vetëm në disa vende, ndër të cilat në Danimarkë, Belgjike, Hungari, Bullgari dhe Hollandë në Evropë, por ku pagesa nuk është e parashikuar, pra me kusht që të jetë vullnetare apo me arsye altruiste.
Ndërkohë që në SHBA mëmësia surrogate është ligshme, në të dy format, me dhe pa pagesë.