Sulm mbi civilët në Sudan/ 19 persona humbën jetën dhe 106 të tjerë janë plagosur rëndë

Viktima të luftës për pushten në sudan po mbesin gjithnjë e më shumë civilë. Palët dikur aleat, kanë sulmuar me bomba lagje ku nuk ka asnjë bazë ushtarake. Tashmë mjekët kanë ngritur alarmin për emegjencën shëndetësore duke shtuar se ka mungesa në medikamente dhe staf

Beteja mes dy grupimeve që luftojnë për pushtet në sudan nuk ka kursyer as civilët. 19 persona janë vrarë dhe 106 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në një treg në jug të Khartoum. Paraprakisht thuhet se kanë qenë ushtarakët e Forcave mbështetëse që kanë realizuar sulmin, duke e marrë përsipër atë.

Ngjarja ka shkaktuar jo pak panik mes banorëve që kanë shtuar se pranë tyre nuk ka asnjë bazë ushtarake të asnjë prej palëve.

Bombat u hodhën mbi këtë lagfje të varfër  vetëm një ditë pasi kundërshtari I tyre, gjenerali Abdulfatah al-Burhan njoftoi se do të tërhiqej nga bisedimet e armëpushimit duke akuzuar RSF-në se nuk respekton angazhimet.

Përplasja në Sudan ka nisur prej javësh ku janë regjistruar qindra viktima dhe më shumë se një million të shpërngulur. Por autoritetet shëndetësore shtojnë se spitalet dhe qendrat shëndetësore janë të mbingarkuara me të plagosur.

Madje ata shtojnë se ditët e fundit sulmet ndaj civilëve janë shtuar

Ndërmjetësuesit amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar të dyja palët për shkeljen e armëpushimit, i cili supozohej të mundësonte korridore të sigurta për ofrimin e ndihmës për një popullsi gjithnjë e më në nevojë.