Gjinushi: ASA u hoq nga Ministria dhe u soll në Akademi, ju këtë e quani qokë politike?!

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi tha se vendimi i ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike do të rrisë kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor shqiptar.

Ai tha se ASA kishte mundësinë ose të kthehej në shkollë të lartë ose të dilte nga ai institucion, duke u bashkuar me Akademinë e Shkencave.

"Akademia e Studimeve Albanologjike nuk është shkollë e lartë. Kush nuk di të dallojë shkollën e lartë nga institutet kuptohet që ka kulturë të mangët shëndetësore.

Pra hiqet ASA nga Ministria, sot është nën Ministrinë e Arsimit dhe e sjell në Akademi. Dhe ju këtë e quani qokë poliitike. Kjo është e drejta juaj, por në fakt largohet nga politika dhe vjen nga akademia. Pra ëhstë e kundërta që u bë në 2008 kështu që jo vetëm u larguan institutet nga akademia e shkencave por nuk e ccuan pranë universitetit sic e ka ligji," tha ai.