"Letërsisë pa mbështetje", Çapaliku: Letërsia shqipe pas '90-ës është fantastike

Shkrimtari Stefan Çapaliku i ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se letërsia shqipe pas viteve '90 është një letërsi fantastike edhe pse i mungon historia e mecenatëve

"Veç aspektit viziv ajo që duhet të dimë, historia e artit neë të gjithë botën është historia e mecenatëve; kush është pas teje, kush të mbështet ty. Mos e mendoni këtë punë si çështje talentesh. Ne jemi një vend pa mecen, dhe kur nuk na bëhet mecen as shteti, tani llogarite ti individualisht të çash dhe të ecësh përpara.

E treta, problemi në letërsi është çështje individuale nuk mund të flasim për letërsi shqipe. Secili prej nesh është një individ i caktuar, ka rrah tematikat e veta, ka cilësitë e tij, ka rrugët nëpër të cilat bën marketingun e vet dhe mendoj se letërsia shqipe pas '90 është fantastike. Kemi autorë të jashtëzakonshëm por të cilët nuk kanë arritur akoma të shfaqen," tha ai.