Rita Petro: Na vijnë kërkesa për të dhuruar libra çdo javë, buxheti i miratuar për kulturën i pamjaftueshëm
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Maj 2023, 22:24
Autorja dhe shkrimtarja Rita Petro e ftuar në "Ora e Betit" në RTV Ora deklaroi se buxheti për kulturën e sidomos për librat nuk është i mjaftueshëm pasi ajo shprehet se çdo javë i shkojnë kërkesa për të dhuruar libra.
"Ne na vijn pothuajse çdo javë kërkesa që kur ti e lexon mendon se po të vjen kërkesë për blerje. Çdo javë na vijnë kërkesa: Do na dhuroni libra.
Unë e them gjithmonë ne kemi një bum ndërtimesh dhe investohet dhe kur vjen puna për librin se nuk është problemi se nuk janë bërë po aq si duket është buxheti që është caktuar për kulturë.
Për librin e gjithçka tjetër, e në bazë të atij buxheti do të bëhen me pikatore qoftë botimet, furnizimet e shkollave dhe gjithçka tjetër," tha ajo.

