Po eksploronte kanionet e Langaricës, turistin gjerman e merr rrjedha dhe mbytet
Një turiste gjermane humbi jetën duke eksploruar kanionin e Langaricës në Përmet.
Sic njofton policia, 66 vjecarja po vizitonte në këmbë zonën me bashkëshortin e saj 72 vjecar ndërsa ndodheshin me pushime në vendin tonë.
Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, 66-vjeçaren e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.
Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të turistes gjermane.
Verën e kaluar 7 turisrë rrezikuan jetën në të njejtin vend, për shkak të prurjeve të mënjehershme të lumit të Langaricës pas reshjeve të shiut.
Ndërkohë në fillim të muajit maj një turist holandez humbi jetën ndërsa po vizitonte me bashkëshorten kanionin e Osumit në Skrapar!
Sipas dëshmisë së gruas që arriti të mbijetojë, ata kishin hyrë për tu larë, kur burrin e mori përpara rrjedha e lumit.
Trupi i tij i pajetë u gjet disa ditë më pas nga polumbarët e forcave RENEA.
Një viktimë këtë të mërkurë u shënua edhe në Lumin Mat.
Një 22 vjecar u mbyt pranë vendit të quajtur Ura e Zogut, ndërsa ishte duke peshkuar.
Në një moment ishte futur për t’u larë por fatkeqësisht e mori rrjedha e ujit.
Për gjetjen e trupit u angazhuan polumbarët e forcave RENEA.
